Kryeprokurori ushtarak rus bëri sot
publike dyshimet se disa nga zyrtarët e flotës ishin përpjekur
të transportonin kontrabandë 30 raketa drejt Kinës përmes Taxhikistanit.
"Pak ditë më parë kemi dërguar dosjet për nisjen e procedimeve penale
kundër zyrtarëve të flotës dhe disa biznesmenëve, të cilët blenë
kontrabandë 30 raketa dhe 200 bomba aviancioni dhe po i transportonin
përmes Taxhikistanit e më pas do t'i shiteshin Kinës për një shumë prej
18 milionë dollarësh", deklaroi kryeprokurori ushtarak rus, Sergei
Fridinsky gjatë një takimi të prokurorëve të drejtuar nga presidenti
Dmitri Medvedev.
"Municionet u zbuluan në Taxhikistan", deklaroi ai.
Por, prokurorët në Taxhikistan deklaruan se nuk kishin marrë
asnjë provë dhe informacion nga ushtria ruse në lidhje me kontrabandën
e armëve në Kinë.
"Kemi dijeni për këtë çështje, por nuk kemi
marrë ende asnjë provë dhe material për këtë çështje", deklaroi
agjencia e lajmeve RIA Novosti e cila citonte prokurorin ushtarak të
Taxhikistanit, Yusuf Rakhmonov
ShtypiDites