SOCIALE - MIJĖRA NĖPUNĖS TĖ "OPEL"-it MANIFESTOJNĖ NĖ GJERMANI

SOCIALE - MIJĖRA NĖPUNĖS TĖ

Disa mijëra rrogëtarë të konstruktorit të automobilave "Opel',  të shqetësuar për të ardhmen e vendit të tyre të punës, u mblodhën sot në Gjermani në kuadër të ditës së Veprimit Evropian të punonjësve të ndërmarrjes mëmë "General Motors" (GM), konstatoi një gazetar i AFP-së.
Nën parrullën "Kush mbrohet, mund të fitojë" rreth 15.000 - 18.000 persona, sipas organizatorëve, manifestuan në Rüsselsheim, pranë Frankfurtit (perëndim), qendra kryesore e prodhimit dhe selia e "Opel"-it.
"Opeli duhet të jetojë!", u tha manifestuesve zëvendëskancelari socialdemokrat Frank-Walter Steinmeier, kandidat i ardhshëm për kancelar përballë Angela Merkelit gjatë zgjedhjeve të shtatorit.  
"Opel nuk janë vetëm makinat, por janë njerëzit që shkojnë çdo mëngjes në uzinë", theksoi ai , duke nënvizuar se "do të ishte e papranueshme dhe e padenjë" që GM  të mos bëjë asgjë për të shpëtuar punonjësit e prekur nga kjo. 
Sipas Peter Giesser, anëtar i komitetit të ndërmarrjes "Opel", janë parashikuar gjithashtu veprime në dy qendra të tjera gjermane të konstruktorit, si dhe në të gjitha uzinat evropiane të  Opel/Vauxhall, qoftë në Spanjë, Britaninë e Madhe, Belgjikë dhe Poloni. 
Në Suedi, punonjësit  e "Saab"-it, dega tjetër evropiane e GM, pritet gjithashtu të manifestojnë gjatë pasdites në Trollhättan (jugperëndim), qendra kryesore e prodhuesit të automobilave me 3.700  të punësuar, në praninë e shefes së opozitës socialdemokrate, Mona Sahlin.
Në Gjermani, si kudo gjetkë, manifestuesit e hedhin poshtë idenë e një mbylljeje të uzinës dhe të pushimeve nga puna, ndërsa kompania amerikane në falimentim GM, ka njoftuar një ristrukturim të gjerë të aktiviteteve të tij, veçanërisht në Evropë, ku ka punësuar 55.000 vetë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek