PRESIDENTI TOPI DEKRETON SHPALLJEN E DISA LIGJEVE

PRESIDENTI TOPI DEKRETON SHPALLJEN E DISA LIGJEVE

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi të shtunën shpalljen e disa ligjeve të rëndësishme të miratuara së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i shtetit ka dekretuar ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, ratifikimin e “Marrëveshjes ushtarake të grantit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Turqisë", si dhe ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj kroate për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Gjithashtu, Presidenti Topi dekretoi dhe ligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit", si dhe disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek