NGA VENDI
1915
- U lind në Tërbaç të Vlorës Hysni Kapo. Ishte nga organizatorët e
qëndresës së popullit të Vlorës kundër pushtuesit fashist. Ka qenë
zv/ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Bujqësisë dhe zv/kryetar i
Këshillit të Ministrave. Prej vitit 1946 u zgjodh vazhdimisht Anëtar i
Byrosë Politike dhe deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha
legjislaturat. Hysni Kapo vdiq më 23 shtator 1979 në Paris.
1935 - U lind në Kukës Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Dede Reshat Bardhi. Mësimet e para i mori në vendlindje e pastaj ndoqi mesimet fetare privatisht. Në vitin 1950 u bë myhib dhe 4 vjet me vone u vesh dervish Kryegjysh Botëror i Bektashizmit. Ai është nderuar me titullin "Pishtar i Demokracisë", është vlerësuar edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, në lidhje me qëndrimin e prerë kundër aktit barbar të 11 shtatorit 2000, është nderuar edhe nga Papa Gjon Pali II gjatë Konferencës Botërore për një dialog ndërkombëtar për të mirën e Paqes. Qe prej marsit 2005, mban Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë.
1946 - U pushkatua P. Gjon Shllaku, meshtar françeskan. Ai lindi në Shkodër më 27 korrik 1907. Teologjinë e kreu në Holandë. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Vazhdoi studimet e filozofisë në Belgjikë. Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në Paris. Kështu hyri në radhën e fretërve më të shkolluar të kohës së vet. Ishte profesor në gjimnazin françeskan "Lyceum Illyricum", drejtor i revistës "Hylli i dritës" dhe i shoqatës rinore antoniane. Pas Luftës II Botërore akuzohet për antikomunizëm si themelues i Partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit në klasë në janar 1946. Pas torturash të rënda ne burg, më 22 shkurt 1946 e dënuan me vdekje.
1967 - Mbyllet Kisha Katedrale e Shkodrës. Kjo luftë që u ndez kunder zakoneve prapanike e paragjykimeve fetare, nisi me 7 shkurt ’67 ne Durrës, ku grupet e të rinjve, te drejtuar nga një shtab i përgjithshëm për mbarë Shqiperinë, nën udhëheqjen e Ramiz Alisë, shkatërruan shenjtoren ortodokse të Shën Vlashit.
1981 -Nisen demonstratat e studentëve të Kosovës në Prishtinë, që u thirrën si demonstratat e '81-shit. Shërbimi policor pas intervenimit brutal ndaj demonstruesve paraburgosi një numër të madh të studentëve. Këto demonstrata u pasuan nga tubimet e njohura si "Demonstratat e Punëtorëve", në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur.
NGA BOTA
1193-
Vdiq sulltani i Egjiptit dhe Sirisë, Saladin. Forcat e tij morën në
vitin 1187 Jeruzalemin, duke i dhënë fund pushtimit të tij 88 vjeçar
nga frankët.
1394- Lindi zbuluesi dhe lundërtari
portugez Princi Henri. Ai financoi ekspedita gjatë bregdetit afrikan,
të cilat çuan në themelimin e Perandorisë portugeze të përtej detit.
1678-
Lindi kompozitori italian Antonio Vivaldi. I njohur për "Katër stinët"
ai ka shkruar më se 230 koncerte për violinë dhe 120 koncerte për
instrumente të tjerë solo.
1877- U shfaq për herë të parë në teatrin Balshoi të Moskës, baleti i Çajkovskit "Liqeni i Mjelmave".
1923
- U botua numri i parë i revistës "Time". Kjo revistë, e përjavshmja e
parë e kombit, u themelua nga shokët e një klase Henri Ljus dhe Briten
Heden. Në numrin e parë me 32 faqe u botuan artikuj për zezakët, gratë
dhe punën.
1964- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
miratoi një rezolutë për të caktuar një ndërmjetës dhe për të vendosur
një forcë paqeruajtëse të OKB-së në Qipro.
1970- Nëndetësja franceze Euridise u fundos afër bregdetit të Tulonit. 57 vetë që ndodheshin në më të
suksesshme në Britani, me një repertor që u thuri lavde heronjve të
tyre muzikorë "The beatles".
2000 - Luftime të
ashpra, gjatë të cilave u vranë shumë rusë dhe çeçenë, vazhduan
përgjatë gjithë ditës në afërsi të Ulus-Kert (grykat Argun). Më shumë
se 1 mijë rebelë, që janë larguar nga lokaliteti i Shatoit, tentuan të
çanin rrethimin e trupave ruse. Nga këto luftime pati të vrarë nga të
dyja anët.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 10 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 10 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |