-Deklaron kryeministri kroat Sanader gjate takimit në Zagreb me kryeparlamentaren Topalli -
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e shoqëruar nga
dy bashkëkryetarët e komisionit ad-hoc për NATO-n, Ferdinand Xhaferri
dhe Pandeli Majko zhvilluan një vizitë në Kroaci, me ftesë
të Kryetart të Parlamentit, Luka Bebiç.
Zyra
e shtypit e Kuvendit njoftoi të mërkurën, se vizita e
kryeparlamentares Topalli në Zagreb zhvillohet vetëm një muaj para
Samitit të NATO-s, ku Kroacia dhe Shqipëria pritet të përjetojnë
ngjarjen e madhe historike të anëtarësimit në Aleancën e Veriut.
Gjatë
vizitës së saj në Kroaci, kryetarja e Kuvendit u prit nga Kryeministri
kroat, Ivo Sanader, i cili e konsideroi "një arritje historike dhe një
moment kulmor për të dy vendet anëtarësimin në Aleancë në Samitin e
ardhshëm. Besoj se ne do të kapërcejmë së shpejti problemet e momentit
dhe do të festojmë së bashku 60-vjetorin e NATO-s dhe anëtarësimin tonë
me të drejta të plota në këtë aleancë. Pas kësaj arritjeje, do të jetë
dhe më e lehtë rruga drejt BE-së".
"Delegacionet
e Kroacisë dhe Shqipërisë do të jenë bashkë në Strasburg dhe Kehl, -tha
Kryetarja e Kuvendit- e cila theksoi se, bashkëpunimi ynë pas kësaj
ngjarje të jashtëzakonshme do të kalojë në një stad të ri dhe ndihemi
shumë mirë që do të jemi partnerë në sfidat e reja të sigurisë
rajonale, por dhe globale".
Biseda mes dy
zyrtarëve të lartë ishte konkrete dhe me piketa të qarta, veçanërisht
përsa i takon bashkëpunimit ekonomik, duke u fokusuar sidomos në
sektorin e energjisë.
Lidhur me çështjen e regjimit të vizave Kryeministri Sanader konfirmoi se "Kroacia do të liberalizojë lëvizjen pa viza me Shqipërinë brenda këtij viti. Kjo do të sillte jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, shkëmbimeve tregtare, etj." "Është ky objektiv i yni politik dhe ne do ta realizojmë", theksoi ai.
Çështjet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të politikës së jashtme mes Kroacisë dhe Shqipërisë ishin në fokus të takimit që Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloi me Ministrin kroat të Punëve të Jashtme, Gordan Jandrokoviç
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 10 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 10 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |