Meteorologët
parashikojnë për ditën e sotme, 5 mars 2009, shi dhe shtrëngata shiu
thuajse në të gjithë territorin e vendit. Sipas tyre, nesër vendi
ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Masat
e ajrit vijnë relativisht të lagëta dhe të ngrohta. Moti do të jetë me
vranësira dhe kthjellime, reshje të dendura dhe shtrëngata shiu në të
gjithë territorin, bëri të ditur për ATSH-në Shërbimi Meteorologjik
Ushtarak.
Era do të fryjë me
shpejtësi 2-13 m/sek në drejtim të Jugperëndimit. Valëzimi në bregdet
parashikohet të jetë 3-4-5 ballë.
Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:
Tiranë 12 dhe 18
Shkodër 10 dhe 11
Durrës 12 dhe 14
Lezhë 11 dhe 13
Kuçovë 10 dhe 16
Gjirokastër 9 dhe 10
Peshkopi 5 dhe 8
Elbasan 10 dhe 14
Kukës 9 dhe 11
Korçë 5 dhe 9
Vlorë 11 dhe 17
Sarandë 11 dhe 16
Ditën
e premte vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga fusha e presionit të
ulët atmosferik. Moti do të vazhdojë të jetë me vranësira, reshje shiu
dhe shtërngata shiu.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 10 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 10 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |