Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi
sot kryetarin e PS-së, Edi Rama se "po blen në LSI individë të dobët,
të cilët nuk përfaqësojnë asgjë në këtë forcë politike".
Pas
largimit të tre këshilltarëve të LSI-së në Vlorë, të cilët iu bashkuan
Partisë Socialiste, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili,
tha sot në një deklarate për mediat se forca politike që
përfaqëson "dënon perversitetin e Ramës, pasi ai është duke dëmtuar
rëndë rolin e opozitës në vend''.
Sipas tij, LSI është e vetmja forcë opozitare në Shqipëri me prurje dhe që bënë opozitë të vërtetë
ShtypiDites