ÇASHKU PADIT PENALISHT ISH -MINISTRIN PANGO PËR SHPIFJE

ÇASHKU PADIT PENALISHT ISH -MINISTRIN PANGO PËR SHPIFJE

Rektori i Akademisë së Filmit "Marubi", Kujtim Çashku, paditi sot për shpifje në Prokurorinë e rrethit Tiranë ish- ministrin e Turizmit,  Kulturës,  Rinisë dhe Sporteve,  Ylli Pango. Sipas burimeve nga kjo prokurori, kallzimi penal ndaj ish -ministrit Pango u depozitua  paradite  në organin e akuzës  nga vetë regjisori Kujtim Çashku dhe ka për objekt hetimi veprën penale të shpifjes. 
Sipas materialit denoncues,  Çashku  akuzon ish- ministrin Pango për shpifje të bëra në adresë të tij,  pas debatit  ndërmjet tyre për shkak të ndërhyrjes në Akademinë e Filmit "Marubi" në Tiranë.

Tashmë, Prokuroria e rrethit ka nisur shqyrtimin e kallzimit  ndaj ish- ministrit Pango për të dalë më pas në  një vendim lidhur me të. Pango u shkarkua një ditë më parë nga posti i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Kryeministri Berisha, pas publikimit në media të një video,  ku ai shfaqej duke abuzuar  me detyrën


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek