Ekspozita historike rreth arsimit
shqiptar, takime dhe shumë aktivitete të ndryshme po organizohen në
Korçë, qyteti ku 122 vjet më parë, u hap shkolla e parë Shqipe.
Muzeu i Mësonjëtores së Parë Shqipe është kthyer në vendin më të
vizitueshëm jo vetëm nga nxënës të shkollave 9-vjeçare të
qytetit, por dhe një numër i madh shqiptarësh nga Kosova dhe Maqedonia.
Pirro
Naumi, përgjegjës në Muzeun e Mësonjtores së parë shqipe në Korçë, i
tha të mërkurën ATSH-së se, "këtë vit, në bashkëpunim me Drejtorinë
arsimore një numur i madh aktivitetesh do të organizohen me nxënësit që
në mënyrë të organizuar të njohin historikun e tij".
Por aktivitetet
kryesore për 122-vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe do të
zhvillohen në datën 7 Mars, ku Bashkia e Korçës në bashkëpunim me
qëndrën kulturore "Vangjush Mio" do të çelin ekspozitën me koleksione
të rralla të botimeve për shkollat e para shqipe, në mjediset e Muzeut
Kombëtar të Arsimit, ose sikurse dhe njihet, Mësonjtorja e parë shqipe.
Një
takim tjetër do të zhvillohet me tematikë njohjen e Mësonjëtores
së parë të vashave dhe përpjekjet e patriotëve në hapjen e Mësonjtores
së parë shqipe, në 7 Mars, 1887.
Veprimtaritë
me rastin e 122 vjetorit të hapjes së Shkollës së parë Shqipe në
Korçë do të vazhdojnë me dokumentarë për personalitetet e kulturës dhe
arsimit shqip, si Aleksandër Xhuvani, Fan.S.Noli, Persefoni Treni,
Vangjush Mio et
ShtypiDites