SHBA protestoi zyrtarisht pranë
autoriteteve kineze pas një manovre të cilësuar si "ngacmuese" nga
anije kineze kundër një anijeje luftarake amerikane, në ujëra
ndërkombëtare, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.
"Ambasada
amerikane në Pekin mori një protestë këtë fundjavë", deklaroi një
zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Robert Wood. "Ne mendojmë se anija
jonë është ngacmuar në mënyrë të pavend. Ky është motivi i protestës
sonë pranë qeverisë kineze".
Sipas Pentagonit,
disa anije kineze zhvilluan manovra të rrezikshme, pranë një anijeje
luftarake të paarmatosur të Marinës amerikane, "USNS Impeccable" në
ujëra ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore.
"Ishte
një manovër e pakujdesshme dhe e rrezikshme, që nuk ishte
profesionale", i deklaroi shtypit një zëdhënës i Departamentit amerikan
të Mbrojtjes, Bryan Whitman.
Njëra nga anijet kineze u afrua deri në tetë metra anijes amerikane, shtoi ai.
ShtypiDites