RREGULLIM ME LIGJ I ADMINISTRIMIT TĖ OBJEKTEVE TĖ PĖRBASHKĖTA TĖ BANIMIT

RREGULLIM ME LIGJ I ADMINISTRIMIT TĖ OBJEKTEVE TĖ PĖRBASHKĖTA TĖ BANIMIT

Komisioni parlamentar i Ligjeve u njoh të mërkurën me projektligjin e qeverisë "Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit", që synon rregullimin e marrëdhënieve juridike në fushën e administrimit të objekteve të përbashkëta, të ndërtesave të banimit, truallit etj, që janë në bashkëpronësi të detyrueshme. 
Ky p/ligj përcakton subjektet, marrëdhëniet mes tyre dhe me të tretët, të drejtat dhe detyrimet reciproke, por dhe sanksionet. Drejtoresha e Politikave dhe Strehimit, në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Doris Andoni, duke folur për risitë e draftit, tha se ai "përcakton detyrimin ligjor që kanë banorët e një ndërtese banimi për të kontribuar në kostot për administrimin dhe mirëmbajtjen e saj".
"Në p/ligj përcaktohet detyrimi për regjistrimin ligjor, jo vetëm të pronës, por edhe të aktit të bashkëpronësisë, i cili për herë të parë hyn si një koncept i ri. Projekti përfshin ngritjen e asamblesë së bashkëpronarëve, format e administrimit të bashkëpronësisë, ku futen disa koncepte të reja", tha znj. Andoni.
Risi tjetër e draftit të propozuar nga Qeveria është administrimi i buxhetit të bashkëpronësisë, sigurimi i detyrueshëm i pronës kundër zjarrit, përcaktimi i rolit të njësive vendore në kontrollin e zbatimit të standardeve të administrimit, etj. 
Nisur nga vështirësitë në hartimin e ligjit, i cili përmban 45 nene, drejtoresha Andoni tha se "realizimi i tij i është nënshtruar një procesi të gjatë konsultimesh me grupet e interesit, asistencës teknike të ofruar nga IFC", si dhe është mbështetur në legjislacionin e disa vendeve të tjera, si SHBA, Britani e Madhe, etj.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek