TEATRI I KOSOVĖS SJELL KOMEDINĖ “TARTUFI” NĖ TIRANĖ

TEATRI I KOSOVĖS SJELL KOMEDINĖ “TARTUFI” NĖ TIRANĖ

Komedia franceze “Tartufi” e dramaturgut të njohur Molier do të shfaqet të shtunën në Teatrin Kombëtar. Kjo shfaqje vjen në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri – Kosovë.  
Realizimi i kësaj vepre është bërë nga autorë kosovarë të cilët së bashku me trupën teatrale të Kosovës, sjellin “Tartufin” në Shqipëri.
Regjisori Rahim Burhan ka preferuar të vërë në skenë një variant më të shkurtuar të komedisë së Molierit. Në interpertimin e roleve të kësaj komedie regjisori ka përzgjedhur në rolet kryesore aktorët e mirënjohur të skenës kosovare si Bajrush Mjaku, Çun Lajçi, Mentor Zymberaj, si dhe një sërë aktorësh të rinjë të sapo diplomuar si Blerta Syla, Ikbale Qena, Florentina Ademi etj.
Shfaqja e komedisë “Tartufi “ në Kosovë është konsideruar mjaft e suksesshme nga mediat Kosovare dhe është ndjekur nga mbi 1000 shikues në tre ditët e shfaqjes. 
Pas këtij suksesi komedia “Tartufi” vjen për dy ditë rradhazi dhe në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë në datat 14 dhe 15 Mars në orën 19:00, në sallën “Kadri Roshi”


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek