Ambasadorja Çeke e
akredituar në vendin tonë, znj Marketa Fialkova gjatë një leksioni të
realizuar sot me studentët e Universitetit të Elbasanit “ Aleksandër
Xhuvani”, theksoi se Shqipëria është pranë antarësimit në BE.
.
Leksioni është fokusuar në temën mbi “ sfidat e presidencës Çeke të
Bashkimit Europian”, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri , në
kuadër të projektit “ forcimi i rrjetit të qendrave të informacionit të
Bashkimit Europian në qytetet universitare të Shqipërisë,” mbështetur
nga delegacioni i Komisionit Europian.
Në
këtë leksion Ambasadorja e Çekisë, e vuri theksin në problemet kryesore
që shqetësojnë sot Europën, të lidhura me ekonominë, energjinë si dhe
marrëdhëniet e Bashkimit Europian me botën.
Pyetjes
së studentëve se a do ta mbështesë Çekia, Shqipërinë për në
anëtarësimin në BE , ambasadorja tha se për shqiptarët, është shumë e
rëndësishme aksesi për në Europë dhe për Presidencën tonë është
prioritet zgjerimi i BE drejt vendeve të Ballkanit perëndimor, që për
këtë qëllim Presidenca Çeke ka zgjedhur sloganin “ Europa pa kufi”,
"një europë pa barriera ekonomike kulturore, një europë e përhapur nga
pikëpamja demokratike, por natyrisht me një politikë të fortë sigurie."
ShtypiDites