SOT MOT ME VRANĖSIRA TĖ DENDURA MESDHETARE, ME ELEMENTĖ PĖRMIRĖSIMI NĖ MESDITĖ

SOT  MOT ME VRANĖSIRA TĖ DENDURA MESDHETARE, ME ELEMENTĖ PĖRMIRĖSIMI NĖ MESDITĖ

Sot më 12 mars, vendi ndodhet i ndikuar nga fusha barike e presionit të niveluar në vlera normale. Qarkullojnë masa ajrore të paqendrueshme mesdhetare, e lagët dhe e freskët.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur për ATSH-në se,  moti do të jetë me vranësira të dendura mesdhetare, me elementë të përmirësimit në mesditë.Rreshjet do të jenë të dobëta, jo të vazhdueshme dhe jo të lokalizuara. Era do të fryjë me shpejtësi 1 – 14 m/s me drejtim juglindje dhe lindje. Valëzimi do të jetë 4, 5 deri në 6 ballë.
     Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              5   dhe    14
     
     Shkodër           3  dhe     11

     Durrës              6  dhe     13

     Lezhë               4  dhe      11
    
     Kuçovë             2   dhe     12

     Gjirokastër        4   dhe      8

     Peshkopi          1   dhe        8

     Elbasan             4   dhe     10

     Kukës                1 dhe        9
   
     Korçë                 2   dhe       5

     Vlorë                 5   dhe      12

     Sarandë              6   dhe     14 

Ditën e premte, datë 13, vendi pritet të ndikohet nga një mot i kthjellët, me kalime vranësirash mesatare dhe të pakta. Era do të fryjë  në drejtim Veriperëndim dhe Verilindje. Temperaturat maksimale do të shënojnë një rritje prej 1 deri në 2 gradë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek