Materialet hetimore për çështjen "Gërdeci" shumë shpejt do të dërgohen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
"Prokuroria
është duke kryer procedurat e fundit hetimore për këtë çështje", tha
sot Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, në një prononcim për mediat,
pas një takimi në Tiranë me përfaqësues të EURALIUS, Misionit Europian
të Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë.
Sipas
burimeve nga Prokuroria, në përgjegjësi penale për këtë çështje janë
marrë 28 persona, pjesa me e madhe ish -funksionarë të ministrisë së
Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të
cilët akuzohen për "shpërdorim detyre" në bashkëpunim.
Mësohet
se të pandehurit në këtë proces kanë firmosur për mbylljen e hetimit,
ndërsa kanë mbajtur qëndrim mohues për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Hetimet
për këtë çështje nisën më 15 mars të 2008, kur si pasojë e një
shpërthimi në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në
fshatin Gërdec, rreth 20 km larg Tiranës, humbën jetën 26
persona, shumë të tjerë u plagosën ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha
materiale
ShtypiDites