SOT, MOT ME VRANËSIRA TË ÇRREGULLTA DHE KTHJELLIME

SOT, MOT ME VRANËSIRA TË ÇRREGULLTA DHE KTHJELLIME

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe kthjellime, ndërkohë që pritet një rritje e lehtë e temperaturave.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur për ATSH-në se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik, në të cilin qarkullojnë masa ajri të qëndrueshme dhe relativisht të lagëta. Moti pritet të jetë me vranësira të çrregullta dhe kthjellime, pa përjashtuar reshjet e shiut në jug dhe juglindje të vendit. Temperaturat maksimale pritet të rriten deri në dy gradë në raport me 24 orët e kaluara.
Era do të fryjë me shpejtësi 1 – 9 m/s me drejtimin Veriperëndim-Verilindje. Valëzimi në bregdet do të jetë 3-4 ballë.
     
     Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              5   dhe    15
     
     Shkodër          5  dhe     14

     Durrës             6  dhe     13

     Lezhë              5  dhe      15
    
     Kuçovë           5   dhe     13

     Gjirokastër      4   dhe       9

     Peshkopi        -2   dhe       7

     Elbasan            5   dhe     16

     Kukës              1   dhe       9
   
     Korçë               0   dhe      4

     Vlorë                 6   dhe     13

     Sarandë             5   dhe     14 

Ditën e shtunë, datë 14 mars, vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik, me qëndër në Evropën Perëndimore. Masat e ajrit që qarkulllojnë janë relativisht të lagëta dhe të ngrohta.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek