DITA E VERĖS KRYEQYTETI NIS FESTIMET ME NJĖ GAMĖ TĖ MADHE AKTIVITETESH

DITA E VERĖS KRYEQYTETI NIS FESTIMET ME NJĖ GAMĖ TĖ MADHE AKTIVITETESH

Festa mbarëkombëtare e Ditës së Verës ka filluar të festohet që në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku përveç kryeqytetasve kanë ardhur për ta festuar këtë ditë edhe shumë qytetarë nga komunat dhe qytetet përreth.
Festimet kanë filluar në sheshin ''Skënderbej'' më këngë dhe valle të Ansamblit Tirana, ndërkohë edhe banda frymore ka filluar rrugëtimin nga Bashkia e Tiranës drejt bulevardit ''Dëshmorët e Kombit''
Ndërkaq, nëpër rrugët e kryeqytetit janë përgatitur vende të posaçme ku janë ekspozuar  gatime tradicionale të zonës së Tiranës,  kurse  lulishtja "Skënderbeu" është vënë e gjitha në dispozicion të fëmijëve për të zhvilluar lojëra të ndyshme argëtuese për ta .
Në orët e mesditës ,  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një panair argëtues, me kënde dhe çadra, ku të rinjtë e Rrjetit Rinor do të krijojnë një atmosferë krijuese dhe gazmore, një  vend të veçantë do të ketë edhe prezantimi i botimeve nga shtëpitë botuese shqiptare. 
Në Parkun “Rinia”, Bashkia e Tiranës ka  instaluar një sistem Karaoke, ndërkohë që një risi në këto festime është projekti “Pasarela” që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të studentëve të modës. 
Piku i festimeve do të jetë zona e ish-Bllokut ku në orët e mbrëmjes do të zhvillohet aktiviteti ''Rock the Block''
ku do të performojnë live grupe muzikore të ardhura nga Hollanda , Danimarka, dhe Republika Çeke në bashkëpunim edhe me grupe rinore alternative shqiptare. 
Ndërkohë gjatë të gjithë ditës deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, sheshet dhe bulervardet kryesore të Kryeqytetit do të jenë të gjitha në funksion të qytetarëve këmbësorë për ta shijuar këtë festë me të gjithë gamën e madhe të aktiviteteve që Tirana këtë vit ofron


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek