Gjykata e Lartë ka shtyrë sot seancën gjyqësore për çështjen e rrugës "Durrës- Kukës" për më datën 10 prill 2009.
Seanca, e
cila ishte parashikuar për t'u zhvilluar të hënën në Gjykatën e
Lartë, është shtyrë për shkak se dita e sotme, përkon me ditë pushimi
për të gjitha institucionet shteterore, për shkak të festës së Ditës
së Verës që ishte të shtunën.
Gjykata e Lartë çmoi se, nuk ishte në praktikën e saj për të dhënë vendime në ditë pushimi zyrtar.
Të
pranishëm në Gjykatën e Lartë, ishin të gjitha palët në proces, ish-
ministri i Punëve Publike, Transoprtit dhe Telekomunikacionit,
aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe
ish-drejtorin juridik në këtë ministri, Andi Toma, të shoqëruar nga
përfaqësuesit e tyre ligjor si dhe dy përfaqësuesit e Prokurorisë së
Përgjithshme.
Basha dhe
Toma akuzohen nga prokuroria e Përgjithshme për abuzime lidhur me
procedurat për ndërtimin e rrugës "Durrës- Kukës", gjatë kohës që
mbanin poste drejtuese në ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe
Telekomunikacionit.
Seancën
e ardhëshme, Gjykata e Lartë pritet të shpallë vendimin nëse çështja
penale do të vazhdojë apo jo, pas pretendimeve të ngritura nga pala
mbrojtëse për një sërë shkeljesh të rënda ligjore dhe kushtetuese të
bëra nga prokuroria e Përgjithshme
ShtypiDites