Ministria e Brendshme dhe OSBE
bashkëorganizojnë në Tiranë për dy ditë me radhë, 16-17 Mars,
Konferencën e II Përgatitore të Forumit të 17 të OSBE-së për Ekonominë
dhe Mjedisin.
Në konferencë marrin pjesë rreth 170 përfaqësues nga 69 vende, si dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Ministri
i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili mbajti fjalën e hapjes në këtë
konferencë, duke u ndalur tek tema kryesore ,” Menaxhimi i Migrimit dhe
lidhja e tij me politikat ekonomike, sociale dhe mjedisore në përfitim
të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e OSBE-së” u shpreh se kjo
është një nga çështjet me interes të lartë për rajonin dhe Shqipërinë,
e cila ndër vite ka përballur dhe vazhdon të përballë sfidat e
migracionit, duke krijuar edhe një eksperiencë të fortë, e cila na ka
mësuar se migracioni është një problem kompleks dhe shumëdimensional.".
Sipas
tij, përmirësimi i kanaleve për migrimin legal dhe reduktimi i migrimit
ilegal do të luftonte të gjitha aktivitetet ilegale të lidhura me këtë
fenomen. "Në këtë aspekt-tha ai- një rol të rëndësishëm do të luante
realizimi i një menaxhimi efektiv të përbashkët të kufijve dhe
bashkëpunimi ndërinstitucional. Në këtë kuadër Shqipëria ka në zbatim
strategjinë dhe planin e veprimit për menaxhimin e integruar të
kufijve, përfshirë kërkesat e Ligjit të ri për Policinë e Shtetit".
Ministri
i Brendshëm nënvizoi edhe nevojën për ndërtimin e politikave dhe
mekanizmave të përbashkët për menaxhimin e kufijve, sistemet e të
dhënave dhe problemet sociale që lidhen me emigrimin në mënyrë që të
arrihet në vlerësime të sakta të realitetit ekonomik, përfshirë
parashikimet për nevojat e tregut të punës.
Konferencën
e përshëndeti ndërkohë Z.Alexandros Tziatzamis, sekretar për programet
ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, vendi kryesues i
OSBE-së, si dhe Z. Goran Svilanovic, koordinator i OSBE-së për
aktivitetet mbi ekonominë dhe mjedisin.
Tziatzamis
dhe Svilanovic, sipas burimeve të ministrisë së Brendshme," u ndalën në
ndikimin e krizës së ekonomisë globale tek migracioni dhe nga ana
tjetër ndikimin e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre, në rritjen e
numrit të papunësisë." Ata theksuan nevojën e hartimit të politikave të
përbashkëta për gjetjen e zgjidhjeve dhe zbutjen e problematikës lidhur
me këto çështje.
Në të njëjtën linjë
qëndroi në fjalën e tij edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert
Bosch, i cili theksoi se "gjetja e politikave të përshtatshme të
përbashkëta do të ndihmojë në menaxhimin e impakteve negative të krizës
ekonomike globale dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të
vendeve burim të migracionit."
Konferenca e radhës dhe kryesorja e OSBE-së për ekonominë dhe mjedisin do të mbahet në muajin Maj në Athinë, Greqi
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 10 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 10 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |