SENATORĖT ITALIANĖ: SHQIPĖRIA, E MIRĖPRITUR NĖ NATO

SENATORĖT ITALIANĖ: SHQIPĖRIA, E MIRĖPRITUR NĖ NATO

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa takohet me përfaqësuesit e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s -

Senatorë të delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s u shprehën të hënën në Tiranë se "në më pak se dy javë Shqipëria është e mirëpritur në NATO dhe kjo mikpritje është plotësisht e merituar”.
Senatorët italianë, të kryesuar nga kryetari i delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, z. Sergio De Grigorio, në kuadër të vizitës në Shqipëri, u pritën në një takim nga Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili falenderoi qeverinë dhe parlamentin e Italisë për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë për anëtarësimin në Aleancë.

Sipas zyrës së shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Sergio De Gregorio vlerësoi kontributin real të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me misionet e saj paqeruajtëse përkrah NATO-s, duke shtuar se “statusi i ri i Shqipërisë si anëtare e NATO-s lehtëson edhe më shumë aspiratën për anëtarësimin edhe në Bashkimin Europian”.
Senatorët italianë vlerësuan reformat e thella që janë ndërrmarë në Shqipëri, duke e çmuar vendin tonë si “një vend të zhvilluar, të sigurt dhe me një demokraci të konsoliduar”.
Në takim ishin të pranishëm senatori Lamberto Dini, ish- Kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Italisë, senatori Franco Marini, ish- President i senatit Italian dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, z. Saba D’Elia.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek