Nga Gjon KEKA
Kombet dhe popujt e shumtë pasi kanë arritur të formojnë shtetin dhe t'i vënë themelet e institucioneve demokratike ,kanë vendosur stabilitetin e brëndshëm,kanë ratifikuar me dorën e popullit vullnetin edhe ligjet udhëheqëse shtetërore, kanë bërë rendin si dhe kanë siguruar një stabilitet qeverisës dhe një paqe të brendshme , pastaj një ekonomi të qëndrueshem etj etj.
Sidoqoftë sot në shekullin XXI pas ndryshimeve të mëdha që janë bërë si për nga plani gjeopolitik dhe ai gjostrategjik i hapësirës së europës dhe siujdhesës ballkanike , popujt sidomos ballkanik që kanë dal nga një gjendje e rëndë postkoloniale kanë mbetur në gjendej minimale të kuptueshmërisë së demokracisë dhe postulatit të saj pastaj të ndërtimit të themeleve të një shteti funksional ,demokratik dhe të së drejtës.
Budallepsja më madhe po ndodhe në rrafshe të caktuara kur shtete e sapolindura siç është Kosova nuk po arrin të pastrojnë terrenin e vjetër të mendimit , pastaj të veseve orinetale si dhe të sindromeve të shumta bizantine,por janë duke e bërë atë pjesë të pandashme të tij ,ndoshta edhe një trup të pandashëm me të këqijat që po përmban tani brenda sistemit të saj shtetëror.Në shtetin e mbykqyrur të Kosovës pas një viti ,po mbizotëron një gjendje amullie dhe pasigurie për të gjithë ,populli është bërë një vegël e lojërave politike të atyre që nuk po e respektojnë vullnetin e popullit ,por po e shkelin atë me dy këmbë duke mos menduar fare se është pikërisht ky popull që dëshiron të jetoj i lirë nga sëmundjet e brendëshme shtetërore pastaj nga mos zhvillimi dhe keqndërtimi i shtetit të tyre.
Ata nuk kanë sakrifikuar për të jetuar nga një robëri e quajtur „robëri e braktisur“ tanimë e ca vitesh ,në një robëri të re të brendëshme nga vetë sistemi shtetëror i Kosovës dhe nga lidershipi i saj i papërgjegjshëm dhe i papërcaktuar qartë në ndërtimin e shtetit funksional dhe të së drejtës si dhe në plotësimin e kushteve ashtu që qytetarët të konsiderojnë veten si njerëz me identitet shtetëror dhe europian.
Politikanët e shtetit të mbykqyrur të Kosovë janë bërë tepër të moderuar duke u pasuruar në kurriz të popullit ndërsa populli po varfërohet gjithnjë e më shumë dhe me një vetëpërmbajtje të mençur është duke shikuar se si të bëjë zgjidhjen e heqjes së kësaj barre të quajtur „rëndes mbi ballin e popullit “ edhe pse ata e dinë se prej nga vjen kjo rëndes tanimë .Pushtetarët e shtetit të mbykqyrur të Kosovës janë bërë tani tepër të padukshëm dhe thuajse edhe të pakapshëm për popullin ngase ata më shumë po e pëlqejnë të jetojn dhe ta shikojnë popullin nga „maja e aifelit „apo më mirë nga piramidat e tyre të larta të pushtetit të vetëkënaqjes ,sepse ata vetë pushtetin , e duan gjithmonë dhe në çdo kohë ,se sa të zbresin poshtë dhe të jetojnë duke ndërtuar dhe mbështetur zhvillimin e shtetit dhe ndërtimin e së ardhmes së qëndrueshme për të gjithë.
Rrethi i hatashëm i mbyllur i politikës së shtetit të mbykqyrur të Kosovës po i sjell atij dhe popullit një të ardhme në mes të një frike të madhe dhe të një shprese të rrejshme, sepse jo të gjithë janë të tillë dhe jo të gjithë duan të hyn në këtë rethë të çoroditur dhe të habitshëm të shtetit -parti.
Ndërsa sa i përket sovranitetit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës pushtetarët e saj e vështrojnë dhe konsiderojnë atë sikur të ishte një mjetë fantastik duke mos pasur asnjë qëllim që ky sovranitet duhet të jetë i plotë i shtrirë në tërë territorin e saj e jo duke menduar në mënyrë imagjinare dhe duke ëndrruar se një ditë do i ngjitet pjesës së tërë të territorit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës pjesa e Mitrovicës veriore ,term që pas ndarjes së saj mori emrin e gjysmë së Mitrovicës nga ana e veriut të banuar kryesisht me popullësi të nacionalitetit serb..Në rast se institucionet e shtetit të mbykqyrur të Kosovës nuk arrin që në tërë territorin e saj të bëjnë shtrirjen e rendit dhe kushtettushmërisë e ligjshëmrisë ,atëherë jozbatueshmëria e ligjeve ose jo shtrirja e tyre do i nënshtrohej ngjarjeve të rastit , kështu që në disa raste ligjet dhe kushtetuta mund të mbeten prapa kohës e të bëhen të rrezikshme duke sjellë më pas shkatërrimin e shtetit të mbykqyrur të Kosovës.Ndërkaq ngadalësimi i vënjes së rendit dhe ligjeve në fuqi zabtimi kërkojnë përherë një hapësirë kohe të cilën rrethanat nganjëherë nuk e pranojnë ,por kur është në pyetje qëllimi i sovranitetit dhe territorit të saj apo vetë shteti ajo duhet të veproj në përputhje me rregullat e vëna ligjore dhe kushtetuese.të shtetit të mbykqyrur të saj.Apo ndoshta janë duke fjetur ligjet dhe kushtetuta ngase ndoshta zbatimi i tyre nuk gjenë hapësirë në shtetin e mbykqyrur të Kosovës , sepse aty ndoshta ligji janë vetë pushtetarët dhe kushtetutë është çdo njëri ndër ta në politikën isntitucionale dhe administratën shtetërore.
Por duhet ditur se populli dëshiron që ligjet të jenë një mjetë i rëndësisë së veçantë me të cilën ata veprojnë në kuadër të atij rendi që shteti i ka caktuar dhe kushtetutës në bazë të së cilës përcaktohet qartë rendi menaxhues i një Kosove të tërë e jo të ndarë në „copa pushtetesh “,sepse populli tani vetëm një synim ka parasysh e ky është që shteti i mbykqyrur i Kosovës të mos shuhet dhe prishet nga sëmundjet e brendëshme të saj .
Dhe krejt në fund fatmirësisht pushtetarët e shtetit të mbykqyrur të Kosovës nuk i kanë në duar të gjitha sustat e sistemit shtetëror se po t'i mbanin të gjitha sustat e drejtimit të shtetit do kishim parë duke i rënë boja edhe asaj fasade të dhënë para një viti , por është e rëndësishme për proceset që asistenca apo mbykqyrja ndërkombëtare ka sustat e saj kryesore që mbanë sado pak nën fre disa hapa të pushtetarëve që të mos e prishin tërë sistemin shtetëror të Kosovës ,duke ditur se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtarëve në Kosovë është që t'ia mësoj abc-n e demokracisë ,të ndërtimit të shtetit juridik ,pastaj ta përgadit vendin drejtë procesve të reja bashkëkohore dhe së fundi integrimi i saj në unionin europian.Po e përmbylli në këtë mënyrë duke i bërë të ditur lidershipit tonë shtetëror se vetëm duke marrë për bazë këtë se„çdo burrë shteti duhet t'i zotëroj këto dy cilësi ;prirjen për të ruajtur dhe dhuntin për të përmirësuar“ do të mund ta qojnë shtetin e Kosovës drejtë progresit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike.
*Autori eshte politolog dhe njohes i marredhenieve nderkombetare
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 10 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 10 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |