SOT, MOT I KTHJELLĖT

SOT, MOT I KTHJELLĖT

Sot në vendin tonë do të vazhdojë të mbizotërojë moti i kthjellët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se gjatë ditës së sotme, 17 Mars, vendi ynë do të ndikohet nga fusha barike e presionit të lartë atmosferik, ndërkohë që gjatë orëve të pasdites do të thellohen vranësirat. Masat ajrore që do të qarkullojnë do të jenë relativisht të ftohta e të thata.
Era do të fryjë në drejtim të Verilindjes me shpejtësi 2 -12 m/sek. Valëzimi në bregdet do të jetë 4 ballë.

Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              4   dhe    17
     
     Shkodër           3  dhe     16    

     Durrës             4   dhe     16  

     Lezhë              4   dhe     17
    
     Kuçovë            2  dhe     18

     Gjirokastër        5   dhe    14

     Peshkopi           0   dhe   13

     Elbasan             4  dhe    17

     Kukës               2  dhe     14
   
     Korçë               -1  dhe    13

     Vlorë                 4   dhe    18

     Sarandë             5  dhe     16 

Ditën e nesërme e  mërkurë, 18 mars, vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik. Masat ajrore në qarkullim do të vazhojnë të jenë te ftohta. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime, ndërkohë që temperaturat më të ulëta e më të larta pritet të ulen me rreth 2-3 gradë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek