Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë se nuk po njeh fajet dhe përgjegjësitë e krimit shtetëror të Gërdecit.
Sekretari
për Çështjet Juridike në Partinë Socialiste Ylli Manjani tha sot gjatë
një konference për shtyp se '' Edhe pas një viti nga krimi shtetëror i
Gërdecit qeveria vazhdon të mos njohë fajet dhe përgjegjësitë, duke mos
patur edhe kurajon për të kërkuar falje publike ndaj banorëve të
Gërdecit''
Sipas tij, është i
papracedent pozicioni juridik dhe kushtetues i kësaj qeverie, e cila në
vend që të mbështesë Prokurorinë dhe drejtësinë për hetimin dhe
gjykimin e drejtë të fajtorëve të këtij krimi, ka një vit që është
pozicionuar kundër hetimit, kundër prokurorisë, kundër kushtetutës dhe
ligjit në vend.
Qeveria shqiptare në një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet e viktimave.
Zëdhënësja e Kryeministrit Juela Meçani, tha se, "Qeveria i siguron ata të gjithë se sikundër deri tani do të jetë bashkë më ta, do të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin për kapërcimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të këtij aksidenit tragjik".
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 10 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 10 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |