Struktura e re për 3 vitet e gjimnazit

Struktura e re për 3 vitet e gjimnazit

 Nxënësit e 9-vjeçareve plotësojnë formularin 1. Zgjedhje për gjuhët e huaja dytësore

Gati kurrikula e re e gjimnazit dhe zbatimi i saj në shkolla nga Instituti i Trajnimeve dhe Kurrikulave. Me kalimin nga sistemi 8-vjeçar në atë 9-vjeçar, ndryshon edhe struktura e mësimdhënies në gjimnaze. "Qëllimi kurrikulës së re për gjimnazet", shpjegon Teuta Çobaj, përgjegjëse e Trajnimit dhe Kurrikulave në Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë(DART), për gazetën "Telegraf", "është përgatitja e nxënësve për nivelin e tretë të shkollimit dhe formimin e tyre për një kalim të suksesshëm në tregun e punës." Organizimi i kësaj kurrikule nga klasa 10-12 do të jetë në: kurrikul bërthamë, kurrikul me zgjedhje të detyruar dhe kurrikul me zgjedhje të lirë, shprehen specialistët e kurrikulës të DART. Kurrikula bërthamë zë 81 % të orëve mësimore dhe përmban lëndët bazë të shkollimin, lëndë që janë të detyrueshme të ndiqen nga nxënësi. Kurrikula me zgjedhje të detyruar zë 19 %. Kurrikula me zgjedhje të lirë përgjatë 3 viteve të gjimnazit përmban 36 orë për shërbimet komunitare, 36 orë për projekte kurrikulare të fushave të të nxënit dhe 36 orë për modulet profesionale. Gjithashtu në strukturën e re ka edhe një plan rekomandues për kurrikulën në bazë shkolle, i cili parashikon përforcimin e 1 ore në javë për lëndët matematikë, gjuhë shqipe, shkenca natyrore, projekte shkollore dhe orë kujdestarie. Në të njëjtën kohë nxënësit e shkollave 9-vjeçar kanë në duart e tyre, formularin 1 për përzgjedhjet e nxënësit. Në përmbajtje ky formular është një nënshkrim që bën nxënësi dhe prindi i tij për lëndën gjuhë e huaj të dytë, që nxënësi do të zgjedhë. Si gjuhët të huaja të dytë në formular janë: angleze, franceze, italiane, gjermane dhe spanjolle si dhe lëndët letërsi e avancuar, matematikë e avancuar, trashëgimi kulturore dhe teknologji e avancuar. Formuluari 2 për mësuesit e kujdestarë të klasës së nëntë me tabelat përmbledhëse për numrin e nxënësve secilën lëndë të përzgjedhur. Formulari 3 për drejtorinë e shkollës 9-vjeçare. Formulari 4 për drejtorinë e gjimnazit dhe formulari 5 për Drejtorinë Arsimore Rajonale ose Zyrat Arsimore.

UDHËZIMI

Plotësimi i formularëve

Mësuesi kujdestar i shpjegon nxënësit si të plotësojë formularin 1. Ai i kërkon nxënësve që formulari të plotësohet në shtëpi ku të nënshkruajë edhe prindi i tij, i bën të ditur nxënësve se ky formular do të shkojë në gjimnazin, i cili pranon nxënësit e shkollës së tyre sipas përcaktimeve të DAR\ZA. Plotëson formularin 2 pas përpunimit të formularit të parë dhe i dorëzon ata në drejtorinë e shkollës brenda 3 ditësh nga pajisja dhe plotësimi i formularëve. Drejtoria e shkollës 9-vjeçare pas mbledhjes së dy formularëve të parë plotëson formularin 3 me të gjitha të dhënat dhe i dërgon të gjithë formularët në gjimnazin që mirëpret nxënësit e shkollës së tij. Gjimnazi pas mbledhjes së të dhënave nga formularët e dorëzuar plotëson formularin 4, brenda 2 ditësh nga dorëzimi i tyre. Ndërsa formulari 5 në DAR/ZA shërben për të llogaritur numrin e përafërt të nxënësve që priten të vijnë në klasën e 10 në nivel DAR/ZA, për të përcaktuar saktë nevojat për tekste për lëndët e zgjedhura etj..


MASH
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek