Topalli nė Strasburg pa ftesė zyrtare, Shqipėria mbetet pa krerė tė shtetit

Topalli nė Strasburg pa ftesė zyrtare, Shqipėria mbetet pa krerė tė shtetit

Ftesa zyrtare e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Shefer, i është drejtuar presidentëve të shteteve dhe kryeministrave të qeverive, por jo kryetarëve të kuvendeve të dy shteteve të anëtarësuara rishtas. Por në delegacionin shqiptar është shtuar edhe kryetarja e Kuvendit, megjithëse protokolli i Samitit nuk ka të planifikuar vendin e posaçëm për të. Në ftesën e tij, njëherësh edhe përshëndetjen për këtë moment, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Shefer, shkruante se mirëpriste krerët e shteteve dhe të qeverive të Shqipërisë dhe Kroacisë, si anëtarë me të drejta të plota të NATO-s, në samitin e kësaj jave. Pra, siç edhe kuptohet nëpërmjet fjalëve të Sheferit nuk ftohen kryetarët e parlamenteve të shteteve të sapoanëtarësuara. Por, sipas burimeve, protokolli në Samit ka një vendosje të tillë dyshe-dyshe, të planifikuar për dy krerët e shtetit, ministrat dhe më pas krerët e grupeve parlamentare dhe nuk ka të planifikuar vendin për kryetaren e Kuvendit. Me largimin e Topallit në Strasburg, edhe pse pa ftesë zyrtare, Shqipëria ka mbetur pa krerët e shtetit. Ndonëse në një moment historik ky veprim shkel në dy nene protokollin e shtetit.

Së pari drejtuesit më të lartë, presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli largohen njëkohësisht nga vendi. Protokolli i shtetit në rregulloren e tij e ka të përcaktuar qartë që ky organizim vihet në dijeni për lëvizjet e krerëve të shtetit, dhe është po ky protokoll që koordinon vizitat e tyre në mënyrë që asnjëherë të mos qëllojë që të tre zyrtarët më të lartë të shtetit të mos jenë jashtë vendit, duke e lënë atë pa drejtues. Së dyti ashtu si dhe në rastin e funeralit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në 2006 ata udhëtojnë të gjithë me të njëjtin avion.

Lënia e vendit pa drejtues, në dorë të zv/ kryeministrit ka një seri precedentësh. Kështu tre drejtuesit më të lartë të vendit zgjodhën pikërisht fillimin e muajit gusht për të zhvilluar pushimet verore. Berisha ishte në Kinë për Lojrat Olimpike, Topalli në Kroaci dhe Topi në një nga vendet e afërta fqinje të Shqipërisë. Por rasti më flagrant i shkeljes protokollare daton në vitin 2007 kur rreth 20 krerët më të lartë të shtetit shqiptar, duke nisur nga presidenti Moisiu, kryetarja e Kuvendit, kryeministri Berisha, disa ministra, zëvendësministra, por edhe drejtues institucionesh të pavarura, udhëtuan njëkohësisht jashtë shtetit


Gazeta Sot
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek