Kryeministri
Berisha pati sot, në Strasburg, një takim shumë të përzemërt me
Kryeministrin e Spanjës José Luis Rodríguez Zapatero, bëri të ditur
zyra e shtypit e Kryeministrisë.
Kryeministri
Berisha e falënderoi Kryeministrin e Spanjës për mbështetjen e dhënë
nga qeveria e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Nga
ana e tij, Kryeministri i Spanjës Zapatero, pasi e uroi Kryeministrin
Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, shprehu përkrahjen e
qeverisë së tij edhe për procesin e integrimit të vendit tonë në
Bashkimin Europian.
Gjithashtu,
Kryeministri Zapatero vlerësoi reformat e gjithanshme të ndërmarra nga
qeveria shqiptare, si dhe faktin që marrëdhëniet mes dy vendeve kanë
bërë një hov cilësor gjatë viteve të fundit.
Të
dy personalitetet e larta diskutuan edhe për çështje të integrimit të
Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe u ndalën edhe në çështjen e
Kosovës.
Kryeministri
Berisha dhe Kryeministri Zapatero shprehen gatishmërinë për të thelluar
dhe forcuar më tej marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy
qeverive dhe vendeve respektive, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin
në fushën ekonomike dhe në fusha të tjera me interes reciprok
ShtypiDites