PASQYRA E SHTYPIT BOTĖROR

PASQYRA E SHTYPIT BOTĖROR

Disa nga titujt kryesorë të shtypit botëror për ditën e sotme:




''THE NEW YORK TIMES''
KOREJA E VERIUT LËSHON RAKETËN E SAJ MBI PAQËSOR 
Shumë vende të botës e konsideruarn sot lëshimin e kryer nga Koreja e Veriut si një demostrim të qartë se Pheniani po përparon drejt kapacitetit për lëshimin e një rakete bërthamore me rreze të gjatë veprimi.

KARZAI ANGAZHOHET PËR RISHIKIMIN E LIGJIT TË RI MBI FAMILJEN

Presidenti afgan, Hamid Karzai of Afghanistan urdhëroi rishikimin e ligjit të ri për familjen që kufizon drastikisht të drejtat e grave dhe lejon përdhunimin brenda martesës.

NJË SULM KAMIKAZ SHKAKTON VDEKJEN E TETË PERSONAVE NË PAKISTAN
Një sulm kamikaz në një lagje të pasur të kryeqytetit, shkaktoi vdekjen e të paktën tetë trupave paraushtarake në një postëbllok në hyrje zonës ku ndodhen trupat diplomatike.
''THE WASHINGTON POST''
KOREJA E VERIUT SHPËRFILL PARALAJMËRIMET DHE LËSHON RAKETËN

Presidenti Obama, gjatë një deklarate në Pragë, e quajti lëshimin "shkelje të hapur" të rezolutës që e ndalon Phenianin të operojë me fushën e raketave balistike.
PRESIDENTI OBAMA PËRPIQET PËR PRAGMATIZËM

Përmes deklaratave dhe dhe veprimeve, Obama po përpiqet për rritjen e rolit të SHBA-së në angazhimet globale. 
OBAMA PËRSHËNDET ARRITJET E SAMITIT TË G20-s

Presidenti Obama deklaroi gjatë fjalimit të tij të përjavshëm radiofonik përshëndetjen për marrëveshjen e arritur në samitin e liderëve të G-20-s në Londër.
''THE GUARDIAN''
PRINDËRIT FAJËSOHEN PËR PROBLEMET NË SHKOLLAT BRITANIKE

Sindikata e arsimtarëve akuzon prindërit se një pjesë e madhe e tyre nuk kishin arritur të përmbushnin përgjegjësitë e tyre dhe po vinin në rrezik punën edukative të arsimtarëve. 
BROWN MBËSHTET SULMIN MBI EVAZIONIN FISKAL
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) kërkoi rinisjen e një fushate kundër skemave për evazionin fiskal të bllokuara më parë.
TRUPA SHTESË DREJT AFGANISTANIT
Liderët e NATO-s ranë dakord gjatë samitit të Strasburgut për dërgimin në Afganistan të një kontigjenti trupash shtesë para zhvillimit të zgjedhjeve në vend.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek