ANALIZĖ: EKONOMIKE - LEKU NĖ POZITA TĖ KĖNAQSHME NDAJ MONEDHAVE TĖ HUAJA GJATĖ JAVĖS SĖ FUNDIT

ANALIZĖ: EKONOMIKE - LEKU NĖ POZITA TĖ KĖNAQSHME NDAJ MONEDHAVE TĖ HUAJA GJATĖ JAVĖS SĖ FUNDIT

 Monedha shqiptare, leku, gjatë javës së fundit ka fituar pikë ndaj dollarit, ndërkohë që ka qënë në pozita të qëndrueshme ndaj euros.
Pas forcimit të dollarit para dy javësh, leku nisi të fitojë pikë që nga fundi i javës së kaluar në këmbimet valutore kundrejt dollarit. Në fundjavë rezultoi se leku kishte fituar 2 pikë kundrejt dollarit në këmbimet valutore në krahasim me fillimin e javës.  
Një dollar u ble në fundjavë me 97 lekë dhe u shit me 97,5 lekë, ndërsa në fillim të javës, blihej me 99 lekë dhe shitej 99,5 lekë.
Leku është forcuar edhe kundrejt fundjavës së kaluar, kur një dollar blihej me 98,4 dhe shitej me 98,9 lekë.     
Dollari e ka patur kuotën më të lartë në këmbimet valutore ndaj lekut gjatë vitit të kaluar në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë. 
Ndërkohë, monedha shqiptare gjatë javës së fundit ka qënë në kuota të qëndrueshme në këmbimet valutore ndaj monedhës europiane, euro.
Këtë fundjavë në tregun valutor, një euro blihej me 130,6 lekë dhe shitej me 131,1 lekë, ndërsa në fillim të javës, blihej me 130,8 lekë dhe shitej me 131,3 lekë. 
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fundjavën e kaluar, kur një euro blihej me 130,9 lekë dhe shitej me 131,4 lekë. 
Edhe në krahasim me dy javë më parë, leku ka qënë në të njëjtat kuota këmbimi me euron, pasi blihej me 130,9 lekë dhe shitej me 131,4 lekë. 
Në fillim të vitit një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar, euro e pati kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek