Maqedonasit votuan sot paqësisht, me vetëm
disa parregullsi të vogla, në raundin e dytë të zgjedhjeve
presidenciale, një proces që ata shpresojnë se do të provojë se tashmë
janë mjaft të pjekur për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Komuniteti ndërkombëtar kishte paralajmëruar më parë Maqedoninë, se
nëse këto zgjedhje nuk do të përmbushnin standartet ndërkombëtare,
atëherë e ardhmja euro-atlantike e vendit rrezikohej seriozisht.
"I gjithë procesi duket se po shkon mirë deri më tani", tha Erwan Fouere, ambasadori i BE në Maqedoni.
"Zhvillimi normal i këtyre zgjedhjeve konfirmon kredencialet
demokratike të këtij vendi. Për të shkuar drejt Bashkimit Europian dhe
NATO-s, këtij vendi i duhen pikërisht këto kredenciale demokratike, ja
sepse këto zgjedhje janë kaq të rëndësishme", theksoi Jose Luis
Herrero, kreu i prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në
Evropë (OSBE) në Maqedoni.
Procesi i
votimit nuk është shoqëruar me raste dhune apo parregullsi të tjera,
sipas vëzhguesve lokalë dhe të huaj të zgjedhjeve.
Maqedonia
aplikoi për t'u anëtarësuar në BE në vitin 2005, por që prej atëherë
procesi nuk ka avancuar dhe ndërkohë Greqia ka bllokuar edhe procesin e
hyrjes së saj në NATO për shkak të një mosmarrëveshjeje 17-vjeçare
lidhur me emrin zyrtar të vendit.
Në
raundin e dytë të zgjedhjeve për postin ceremonial të presidentit të
vendit garuan Gjorge Ivanov, 49 vjeç, i cili nuk ka kandiduar për këtë
post më parë, dhe Ljubomir Frckovski i partisë më të madhe të opozitës
SDSM. Sondazhet tregojnë një kryesim të Ivanov, i cili mbështetet nga
partia në pushtet VMRO-DPMN
ShtypiDites