Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti
sot në Turqi për vizitën e tij të parë në një vend mysliman, që synon
të konsolidojë marrëdhëniet midis dy vendeve aleate.
Vizita e
Obamës në Turqi, destinacioni i fundit i turit të tij tetëditor që
shënon debutimin e tij të parë në arenën botërore si president i
SHBA-së, përfaqëson njohjen e kapaciteteve të mëdha të vendit laik me
popullsi myslimane dhe synimet e Uashingtonit për angazhimin e
Ankarasë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve me Iranin dhe
sigurimin e kontributit të saj për vendosjen e sigurisë në Afganistan.
Marrëdhëniet turko-amerikane u përkeqësuan në vitin 2003, kur Ankaraja
kundërshtoi ashpër pushtimin e Irakut. Por, Obama do të kërkojë ndihmën
e Turqisë në mbështetje të stategjisë së tij të re për Afganistanin,
ndërkohë që planifikon reduktimin dhe tërheqjen e trupave ushtarake nga
Iraku.
ShtypiDites