Kancelarja gjermane, Angela Merkel
mbërriti sot në Afganistan për t'u bërë një vizitë të papritur trupave
gjermane të dislokuara në veri të vendit, bëri të ditur sot një
zëdhënës i kancelarisë pa dhënë hollësi të tjera.
Kancelarja gjermane
shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Franz-Josef Jung, sipas të
përditshmes "Bild", por ndërkohë zyra e kancelares nuk e konfirmoi një
gjë të tillë.
Forcat gjermane ishin objektiv i dy
sulmeve në rrethinat e Kunduzit, në veri të Afganistanit, pa shkaktuar
të plagosur, bëri të ditur ushtria.
Gjermania
është angazhuar me 3 500 trupa në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për
Sigurinë, Isaf, të drejtuar nga NATO-ja, të vendosura në veri të vendit.
Parlamenti
autorizoi vitin e kaluar dërgimin e një mijë trupave shtesë për ta çuar
numrin e kontigjentit gjerman në 4 500 ushtarë
ShtypiDites