Një shkencëtar italian kishte parashikuar
ndodhjen e një tërmeti të rëndë në zonën e Aquilas disa javë para se të
ndodhte katastrofa, që shkaktoi vdekjen e 50 personave deri tani, por u
denoncua për përhapje paniku në popullsi.
Goditjet e para në
rajon u regjistruan në mesin e muajit janar dhe vazhduan me intervale
të regullta ndërmejt tyre, gjë që shkaktoi alarm në qytetin
mesjetar, rreth 100 kilometra në lindje të Romës.
Një muja më
parë nëpër qytet kanë qarkulluar disa automjete nga ku u komunikohej
banorëve se duhej të evakuonin banesat e tyre pasi
sizmiologu Gioacchino Giuliani parashikoi se do të ndodhte një tërmet
në atë zonë, gjë që shkaktoi irritimin e kryebashkiakut.
Giuliani, i cili e kishte bazuar parashikimin e tij në përqëndrimin e
gazit radon rreth zonave zizmikisht aktive, u denoncua në polici për
"përhapje alarmi" dhe u detyrua të fshinte nga interneti.
Zyra
Italiane për Mbrojtjen Civile zhvilloi një takim të Komisionit të
Rreziqet të Mëdha, ku u mblodhën shekncëtarë të cilët do të vlerësojnë
situatën aktuele dhe rreziqet që ekzistojnë.
ShtypiDites