Zoti Obama bëri thirrje për një partneritet më të madh mes Amerikës dhe botës myslimane, duke thënë se kjo ishte rruga se si do të mundej Al Kaeda.
Por ai tha se opozita ndaj Al Kaedës nuk duhet të ishte themeli për marrëdhëniet e Amerikës me botën myslimane.
Amerika tha si dëshironte një angazhim më të gjerë me myslimanët mbështetur në interesat dhe respektin e përbashkët.
Më herët zoti Obama lavdëroi Turqinë si një aleat të rëndësishëm dhe i bëri thirrje për të ndihmuar në ngritjen e urave në ndarjet mes botës myslimane dhe asaj perëndimore.
"Ky është një vend që siç është thënë shpesh ndodhet në kryqëzimin mes lindjes dhe perëndimit."
"Është një vend që mbart një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur, por që gjithashtu përfaqëson një përzierje traditash të lashta me një shtet që respekton demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe përpiqet për një ekonomi moderne."
"Është një anëtar i NATO-s dhe gjithashtu është një vend me shumicë myslimane dhe si rezultat ka njohuri për të gjitha sfidat strategjike rajonale, me të cilat përballemi," tha presidenti Obama.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 9 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |