-Në rajonin e Abruzzos, Sipas Institutit Italian të Statistikave shqiptarët përbëjnë 19,3 % të popullatës së huaj të rajonit, duke numëruar rreth 11.500 rezidentë të rregullt. 1325 prej tyre banojnë në Provincën e Aquila-s, më e goditura nga tërmeti.-
-“Në orën 3 e 32 minuta, një zhurmë dhe një
tronditje e madhe bëri që të çoheshim të gjithë dhe të dilnim jashtë.
Nga ora 3 e 30 deri në orën 5 e 30 qëndruam në një shesh të madh, së
bashku me qindra qytetarë të tjerë, për tu rikthyer më pas në shtëpitë
tona.” Kështu dëshmon për ATSH-në, sopranoja e njohur
Shqiptare Lindita Hisku, e cila jeton tashmë prej 11 vitesh në Sulmona
të Italisë, rreth 55 kilometra larg epiqendrës së tërmetit.
“Në
Sulmona, -vijon ajo,- ka disa qindra familje Shqiptare, por këtu nuk ka
patur dëme në njerëz, vetëm dëme të lehta materiale.”
Këtë
fakt e dëshmon edhe Besmir Berisha, një qytetar Kosovar që banon në
Bugnara, në Provincën e Aquilas, i cili pohon për ATSH-në, "se në
qytetin e tij nuk ka viktima, të shtetasve shqiptarë, por vetëm dëme
materiale."
E kontaktuar me telefon,
Ambasada Shqiptare në Romë konfirmon se nuk ka njoftime për viktima të
shtetasve shqiptarë, por vetëm për dëmtime të pasurisë së qytetarëve
Shqiptarë.
Një tërmet 5,8 ballë i
shkallës Rihter goditi sot, në orën 3.32 të mëngjesit Italinë qëndrore.
Epiqendra e tërmetit ishte në Rajonin e Abruzzos, rreth 10 km nga
Aquila, kryeqëndra e rajonit. Tronditja është ndjerë shkoqur në të
gjithë Italinë qëndrore, nga Romagna në Napoli.
Shqiptarët
janë një nga bashkësitë e huaja më të mëdha në rajonin e Abruzzos.
Sipas Institutit Italian të Statistikave, ata përbëjnë 19,3 % të
popullatës së huaj të rajonit, duke numëruar rreth 11.500 rezidentë të
rregullt. 1325 prej tyre banojnë në Provincën e Aquila-s, më e goditura
nga tërmeti.
Sipas të dhënave të
deritanishme bilanci provizor i ngjarjes është dramatik: Bilanci
provizor është dramatik dhe i destinuar të rritet: deri tani janë
numëruar mbi 100 të vdekur, 1500 të plagosur dhe mbi 120 mijë të
pastrehë. Godinat e rrëzuara plotësisht janë me qindra, me mijëra ato
që janë dëmtuar rëndë dhe që kanë dalë jashtë përdorimit
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 9 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |