Shumë monumente historike
u shkatërruan nga një tërmet i fortë që goditi sot qendrën e Italisë,
në mënyrë të veçantë kishat e Akuilës, kryeqytetin e Abrucos,
qyteti mesjetar i arkitekturës baroke ku ndodhej edhe epiqendra e
tërmetit.
Lokaliteti i krijuar në shekullin e XIII, 100
kilometra në verilindje të Romës, është një nga qendrat më të mëdha
urbanistike të mesjetës në Itali.
''Kisha e saj më e bukur,
bazilika ''Santa Maria di Collemaggio'', që i përket shekullit të XIII
dhe kishat ''Santo Agostino'' dhe ''Suffragio', që të dyja të shekullit
të XVIII janë shkatërruar pjesërisht, gjithashtu është dëmtuar edhe
këmbanorja e kishës San Bernardino që i përket shekullit të XV, fasada
e së cilës i ka rezistuar tërmeteve që kanë prekur herë pas here
qytetin'', deklaroi Ministria e Kulturës në një komunikatë.
Kështjella
madhështore që i përket shekullit të XV që u ndërtua në epokën e
dominimit spanjoll dhe ku u vendos muzeu kombëtar pësoi dëme të vogla
dhe u mbyll për publikun në pritje të verifikimeve të mëvonshme që do
të bëhen nga shërbimet e shpëtimit, të vendosura aktualisht për t'i
ardhur në ndihmë popullatës.
''Në Romë, ''Thermes de
Caracalla'', një kompleks që daton në shekullin e III të erës tonë ka
pësuar shumë dëme materiale'', theksoi Angelo Bottini, zyrtar i
sektorit të arkeologjisë në kryeqytet.
Bottini theksoi se
''vende të tjera historike të qytetit, në mënyrë të veçantë Forumi dhe
Koloseumi nuk kishin pësuar dëme''
ShtypiDites