Një tërmet me fuqi 7.0 ballë sipas
shkallës Rihter goditi sot pranë brigjeve ruse të Paqësorit, afro 293
kilometra në lindje dhe verilindje të ishujve Kurile, njoftoi qendra
amerikane e Studimeve Gjeologjike.
Tërmeti, që goditi rreth orës
04:24 GMT, ishte në një thellësi prej 38 kilometrash, sipas qendrës
amerikane të Kërkimeve Gjeologjike.
Ndërkohë nuk ka ende ndonjë
paralajmërim për një tsunami të mundshëm, bëhet e ditur sipas një
njoftimi të Qendrës për Paralajmërim nga Tsunamet në Paqësor e vendosur
në Hawai.
ShtypiDites