Presidenti kuban, Raul Castro "përsëriti
gatishmërinë e Kubës për të dialoguar për të gjitha temat" me
Uashingtonin, por si të barabartë, gjatë një takimi sot në Havanë me
paralamentarë amerikanë, njoftohej sot në një komunikatë zyrtare
kubane.
"Gjatë këtij shkëmbimi të
gjerë janë trajtuar tema të ndryshme, duke pasur në shënjestër
evoluimin e mundshëm të ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe lidhjet
ekonomike pas ardhjes në pushtet të administratës së re amerikane të
Barak Obamës", thuhej në komunikatë.
Raul
Castro përsëriti "qëndrimin kuban të shprehur gjatë fjalimeve të
ndryshme publike dhe që korrespondojnë me parimet e ruajtura në mënyrë
të pandryshueshme nga vendi ynë", që pas Revolucionit të 1959-s që
solli në pushtet vëllanë e tij Fidelin, vijon teksti.
Është
fjala "për gatishmërinë për të dialoguar për të gjitha temat, duke
pasur si kusht të vetëm barazinë sovrane të shteteve, respektin absolut
të pavarësisë kombëtare dhe të drejtën e patjetërsueshme të çdo populli
për vetëvendosje", sipas të njëjtit burim.
Një
grup prej shtatë demokratësh të Dhomës amerikane të Përfaqësuesve po
kryen që prej të premtes një vizitë në Kubë me shpresën për të zbutur
qëndrimin me këtë shtet komunist që është nën embargon amerikane që
prej vitit 1962.
ShtypiDites