“Shqetësimet e një obezi”, filmi më i ri i
regjisorit Pluton Vasi është nominuar ndër tre filmat më të mirë në
edicionin e 4- të Festivalit të Filmit Swansea Bay që do të zhvillohet
nga datat 30 maj-6 qershor në Uells në Britaninë e Madhe, një festival
që organizohet me mbështetjen e aktores hollivudiane Catherine Zeta
Jones dhe Michael Sheen OBE.
Filmi i regjisorit
Pluton Vasi është nominuar si më i miri për kategorinë e filmave me
metrazh nën 75 minuta. Në faqen zyrtare të këtij festivali, i pari në
këtë kategori renditet filmi Ruth (56 minuta) i regjisorit izraelit
Keren Abitan, “The concerns of an obese”, (69 minuta)i regjisorit
shqiptar Pluton Vasi dhe The Art of Kissing, (73 minuta) i regjisorit
amerikane Joseph Campo.
Kjo nuk
është hera e parë që Vasi, i cilësuar në Shqipëri si një regjisor që ka
sjellë një erë rë re në filmin shqiptar, merr pjesë në evenimente
botërore të filmit, kur shume herë ai është nderuar edhe me çmime.
Festivali
që do të kulmojë në 6 qershor me një mbrëmje Gala të shpërndarjes se
çmimeve, pritet të sjellë një rekord në numrin e filmave të paraqitur,
mbi 100 filma. Gjatë javës së festivalit organizatorët mendojnë të
paraqesin për publikun një numër sa më të madh filmash, që do të
shfaqen ‘free’ për publikun në Dylan Thomas CentreDylan Thomas Centre.
Konkurrentët
në këtë festival janë jo vetëm regjisorë me emër, por dhe regjisorë të
rinj dhe studentë, të cilët prezantohen me gjini të ndryshme filmash si
dokumentarë, horrorë, të animuar, video, etj, me kohëzgjatje nga 5 -113
minuta.
Yje të Hollivudit do të marrin pjesë në Festivalin e Filmit Swansea Bay,
që mbështetet nga Catherine Zeta Jones dhe Michael Sheen OBE. Ndër të
ftuarit veçohen fituesi i çmimit Oscar Marcia Gay Harden, Nick Nolte,
Joan Rivers Steve Guttenberg por edhe të mirënjohurit Xhulia
Roberts dhe Riçard Gir.
Përgjatë javës së
festivalit janë parashikuar workshope mbi prodhimin e filmave te
drejtuara nga JF Laton - skenarist dhe regjisor i Pretty Woman (Gruaja
e bukur) si dhe shfaqje filmash pa pagesë në Qendrën Dylan Thomas.
Swansea
Bay Film Festival është një ndër festivalet më të njohur të
kinematografisë botërore që sic cilëson drejtori Michael Attardi është
më i mirë se ai i Kanës.
Festivali i dedikohet
kryesisht filmit të pavarur dhe eksperimetal dhe qëllimi i tij është
të promovojë talentet ndërkombëtare në fushen e aktrimit dhe të
filmbërjes. (regjisore, aktorë, skenaristë). Ky është një festival që
premton të "respektojë zërin individual" dhe organizatorët presin edhe
më shumë vizitorë se në edicionet e mëparshme.
Qëllimi
i tij është të paraqesë një forum publik të gjerë për prodhuesit e
pavarur dhe eksperimentalë të filmit dhe të ofrojë një shtrijre
edukative. Festivali i filmit Swansea Bay
ështe një festival kualifikues për çmimin e filmave te pavarur
britanik. Organizatorë të kësaj ngjarje janë akademia e medias,
incizimit, interaktive, televizionit dhe arteve skenike (AMRITSA) si
dhe "Komiteti për perzgjedhjen speciale" i cili përbehet nga prodhues
filmash, përfaqësues nga Qendra Dylan Thomas, departamenti i edukimit
të të rriturve etj.
Filmi i Vasit
Premiera
e filmit “Shqetësimet e një obezi”, me regji dhe skenar të Pluton
Vasit, u shfaq në Tiranë në 16 dhjetor të vitit të kaluar.
Ai
u lancua në atë kohë nga shumë media në Shqipëri, duke e cilësuar si
një film që jo vetëm rrok të tashmen dhe të shkuarën me ngjyra sa reale
aq edhe groteske por edhe tërheq kërshërinë e shikuesve përmes një
objektiviteti me therëse sa edhe alegorikë. Pavarësisht se filmi
zhvillohet në Shqipëri ai duket se ndodh kudo, kjo falë këndvështrimit
regjisorial i cili nuk rreket të rrëfejë përmes një gjuhe filmike të
veçantë.
Filmi që ka
si protagonistë aktorët Xhevahir Zeneli, Marjana Kondi dhe Arben
Derhemi rrëfen dilemën e brendshme të një gazetari. Ai, teksa realizon
një dokumentar mbi personalitetin e njeriut në Shqipëri, gjendet
përballë njerëzish me personalitete të dyzuara, cka e shtyn të kuptojë
se tek e fundit edhe ai vetë është i përfshirë në këtë vorbull.
E
ndërthurrur me personazhin kryesor, një pjesë e rëndësishme e filmit
është dhe arkiva e pasur me pamje filmike të hershme. Filmi merr
përsipër qe të thotë të vërtetën dhe me arshivën e përdorur me shumë
profesionalizëm nga Vasi, por veçanti e këtij filmi është edhe teknika
e realizimit, e pasur me ngjyra të mbushura me personifikime. Në fakt
e gjithë arshiva është një e shkuar, por aty ka edhe një të sotme.
Teknikat nuk janë përdorur me mendimin për të bërë përshtypje.
Pluton
Vasi është autor i shumë filmave dokumentarë, ndër të cilët përmenden
“Lojë botash”, “Mjekër e thinjur”, “Ç’do të thotë”, "K.E.N.G.A.,
"Gjitoni", filma që janë vlerësuar me çmime të rëndësishme si brenda
ashtu edhe jashtë vendit. "Kënga" u nderua me çmim të parë ndër një
mori filmash dokumentar nga e gjithë bota në Festivalin Botëror të
Arshivës për Filmin Dokumentar, zhvilluar në Badenbaden të Gjermanisë
në korrik '97.
Dokumentari
"K.E.N.G.A.", përmes nje trajtimi bashkëkohor jep historikun tragjik të
këngës shqiptare deri në prag të Festivalit të kengës në
Radio-Televizion,organizuar me 1996. Në qëndër të dokumentarit autori
ka vendosur një nga zërat e pavdekshëm të muzikës së lehtë shqiptare,
Artisten e Popullit Vaçe Zela. Specialistët më në zë në botë e kanë
konsideruar këtë dokumentar si një kombinim mjaft të arrirë të
materialit arshivor dhe një trajtim të ri të cilin producenti ka
arritur ta japë me një dimension krej origjinal në këtë
ShtypiDites