BARACK OBAMA VIZITĖ SURPRIZĖ NĖ BAGDAD

BARACK OBAMA VIZITĖ SURPRIZĖ NĖ BAGDAD

Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti sot në Bagdad, për një vizitë surprizë, e para që nga zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që Iraku është përballur prej disa javësh me sulme të dhunshme.
Ai ndaloi në ''Camp Victory'', baza më e madhe ushtarake në vend, në aeroportin e përbashkët të kryeqytetit për t'u takuar me komandantin e forcave të armatosura amerikane në Irak, gjeneralin Ray Odierno dhe për t'u shpërndarë medalje trupave, bëri të ditur një gazetar.
 ''Por, për shkak të kushteve të këqija atmosferike që penguan mbërritjen e helikopterit në qendër të Bagdadit, Obama zhvilloi vetëm disa biseda telefonike me kryeministrin, Nouri
al-Maliki dhe presidentin Jalal Talabani'', sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë.
Në kuadër të një turneu europian që përfundoi në Turqi, ku ai tentoi të siguronte botën myslimane, Obama mbërriti rreth orës lokale 16:30 në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.
Vizita e tij u zhvillua në një kohë që në Irak dhe në mënyrë të veçantë në Bagdad prej disa muajsh ka pasur sulme të dhunshme


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek