MOLDAVI - MEDVEDEV BĖN THIRRJE PĖR NJĖ ZGJIDHJE PAQĖSORE

MOLDAVI - MEDVEDEV BĖN THIRRJE PĖR NJĖ ZGJIDHJE PAQĖSORE

Presidenti rus, Dmitri Medvedev bëri thirrje sot në mbrëmje për një "zgjidhje paqësore" të krizës në Moldavi, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij moldav, Vladimir Voronin, sipas një komunikate të Kremlinit. 
"Medvedev bën thirrje për një zgjidhje paqësore të situatës sa më shpejt të jetë e mundur, për rivendosjen e rendit dhe për respektimin  e rregullave kushtetuese dhe zgjedhore", saktësohej në komunikatë. 
Presidenti moldav e informoi për "trazirat masive" pas hedhjes poshtë nga opozita të fitores elektorale të komunistëve në zgjedhjet legjislative të së dielës.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek