KRIZA BĖRTHAMORE - FUQITĖ E MĖDHA KĖRKOJNĖ MUNDĖSI TĖ REJA PĖR TĖ BINDUR IRANIN

KRIZA BĖRTHAMORE - FUQITĖ E MĖDHA KĖRKOJNĖ MUNDĖSI TĖ REJA PĖR TĖ BINDUR IRANIN

Diplomatë të lartë të gjashtë fuqive të mëdha të botës do të diskutojnë sot në Londër lidhur me mënyrat për nxitjen e Iranit të heqë dorë nga zbatimi i programeve të ndjeshme bërthamore, deklaruan sot zyrtarë dhe diplomatë amerikanë.
Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përkatësisht Britania e Madhe, SHBA, Franca, Kina, Rusia, si dhe një zytar i lartë nga Gjermania do të shqyrtojnë një sërë mundësish dhe stimujsh që synojnë bindin Iranin të ndryshojë qëndrim dhe t'u rikthehet bisedimeve, bëhet e ditur sipas një zyrtari amerikan, i cili kërkoi të mbetej anonim.
"Ne po përpiqemi të rikthejmë Iranin në tryezën e bisedimeve", deklaroi zyrtari duke shtuar: "Takimi mund të përqendrohet në diskutimin e ideve të mëparshme, por ndërkohë mund të bëhen edhe propozime të reja".
Një diplomat perëndimor, i cili gjithashtu kërkoi që të mbetej anonim, tha se në takim mund të diskutohej edhe vendosja e sanksioneve shtesë kundër regjimit të Teheranit, pavarësisht se Kina dhe Rusia kanë shprehur rezerva ndaj një ideje të tillë.
Takimi i Londrës pason bisedimet e presidentit Barack Obama me liderët evropianë me të cilët ndau rezultatet e para të një politike të re të SHBA-së lidhur me Iranin.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek