Një tjetër tërmet ka tronditur sërish për
disa sekonda Akuilan dhe komunat e tjera të Abruzzos në orët e para të
mëngjesit të sotëm duke shkaktuar më tepër panik dhe duke vështirësuar
punën e ekipeve të shpëtimit.
Ndërkohë, pak pas mesit të natës
së kaluar janë regjistruar lëkundje të tjera të forta sizmike me fuqi
3.5 ballë sipas shkallës Rihter, bënë të ditur burime të Mbrojtjes
Civile.
Edhe pse lëkundje të tjera vazhdojnë të godasin zonën,
skuadrat e shpëtimit kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës
punën e tyre për gjetjen e të mbijetuarve apo nxjerrjen e viktimave
ShtypiDites