ITALIA I KĖRKON NDIHMĖ FINANCIARE BRUKSELIT

ITALIA I KĖRKON NDIHMĖ FINANCIARE BRUKSELIT

Qeveria italiane kërkoi zyrtarisht sot financime nga Komisioni Evropian për të përballuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar në pjesën qendrore të vendit, mësohet nga burime pranë ekzekutivit evropian.
"Italia ka afat 10 javë për të përcaktuar shifrën e dëmeve dhe fondet mund të akordohen shumë shpejt pasi të kemi marrë informacionet", i bëri të ditur AFP-së një prej zëdhënësve të Komisionit Evropian. 
Kërkesa për ndihmë u paraqit zyrtarisht sot nga ambasadori i Italisë pranë BE-së dhe një mbledhje e parë pune me Komisionin Evropian bëri të mundur shkëmbimin e parë të informacioneve, shtoi ai.
Kjo përpjekje bëhet ndërkohë që kryetari i qeverisë italiane, Silvio Berluskoni, ka shmangur dje ofertat materiale të ardhura nga vende të tjera evropiane. 
"Jemi në gjendje t'u përgjigjemi vetë nevojave, jemi një popull krenar dhe që i ka mundësitë", ka deklaruar ai


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek