TEHERANI PADIT NJĖ GAZETARE IRANIANO-AMERIKANE PĖR SPIUNAZH

TEHERANI PADIT NJĖ GAZETARE IRANIANO-AMERIKANE PĖR SPIUNAZH

 Një gjykatë iraniane ka paditur gazetaren e pavarur  iraniano-amerikane që është në paraburgim, Roxana Saberi për spiunazh, njoftoi sot agjencia e lajmeve ISNA.
ISNA, që citon një gjykatës që është zëvendëskreu i zyrës së prokurorit të Iranit, tha se Saberi e kishte "pranuar" akuzën. 
Saberi, një 31-vjeçare iraniano-amerikane e lindur në Shtetet e Bashkuara, që kishte raportuar për BBC-në, NPR-në dhe media të tjera u arrestua në fund të janarit pasi punonte në Republikën Islamike, ndërkohë që letrave të saj kredenciale u kishte mbaruar afati. 
Ajo ka kryer aktivitete spiunazhi ... nën mbulimin si gazetare... dhe i ka pranuar akuzat", citonte ISNA Hadaddin të thoshte, duke thënë vetëm mbiemrin e saj. 
"Ajo është paditur dhe një degë e Gjykatës revolucionare po e shqyrton rastin e saj", tha ai  duke iu referuar një gjykate që merret me çështjet e sigurisë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek