LAJM I ÇUDITSHEM - GREQI - ATHINJOTËT NË GREVË EDHE PËR... KAFEN!

LAJM I ÇUDITSHEM - GREQI - ATHINJOTËT NË GREVË EDHE PËR... KAFEN!

Një numër i madh athinjotësh kanë planifikuar që ditën e shtunë të bojkotojnë bar-kafetë e panumërta të kryeqytetit grek për shkak kafes së shtrenjtë që ofrohet nga ana e tyre, shkruan sot gazeta greke "Ta nea".
Bojkoti është organizuar me anë të internetit dhe iniciatorët e tij ankohen se ''çmimet e kafes në Greqi janë mes më të lartave në Evropë''.
Grekët njihen si popull që e konsumojnë jashtëzakonisht kafen. 
Çdo vit në Greqi konsumohen mbi 5,8 miliardë filxhanë me kafe nga të gjitha llojet, me vlerë prej 1,8 miliardë euro


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek