NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
XHAKARTA
- Indonezianët shkojnë drejt kutive të votimit për zgjedhjet e
përgjithshme që do të forcojnë pozitat e presidentit Susilo Bambang
Yudhoyono pavarësisht pasigurive që lidhen me krizën financiare.
ALGJERI
- Rreth 20,6 milionë zgjedhës do të votojnë në turin e parë të
zgjedhjeve presidenciale, të cilat presidenti në ikje Abdelaziz
Bouteflika është i sigurtë që do t'i fitojë. Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 9:00.
TË TJERA
AQUILA/ROME - Ndjekje e situatës pas tërmetit që përfshiu qendrën e Italisë ku si pasojë humbën jetën të paktën 270 persona, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.
ISPAHAN
(Iran) - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, që rikonfirmoi se
vendi i tij nuk kërkonte të pajisej me armë bërthamore, do të mbajë një
fjalim me rastin e ''Ditës Kombëtare të Energjisë Atomike''.
TBILISSI - Opozita gjeorgjiane organizon një manifestim të madh për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Mihail Saakashvilli.
KISHINEV - Vazhdim i situatës pas manifestimeve të dhunshme antikomuniste dhe rritjes së tensionit mes Moldavisë dhe Rumanisë.
PRAGË - Emërohet kryeministri i ri çek, Jan Fischer.
UASHINGTON - Ndjekje e krizës ekonomike botërore:
Lawrence
Summers, këshilltari kryesor ekonomik i presidentit amerikan, Barack
Obama mban një fjalim para ''Ekonomic Club de Washington''.
BAGDAD
- Manifestime në Bagdad i simpatizantëve të liderit radikal shiit,
Moqtada Sadr për përvjetorin e rrëzimit nga pushteti të Sadam Huseinit
më 9 prill 2003.
UASHINGTON - Sekretarja amerikane e Shtetit,
Hillary Clinton dhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates zhvillojnë një
samit me homologët e tyre australianë, Stephen Smith dhe Joel Fitzgibbon
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |