ITALI - TĖ PAKTĖN 279 TĖ VDEKUR NGA TĖRMETI NĖ AKUILA

ITALI - TĖ PAKTĖN 279 TĖ VDEKUR NGA TĖRMETI NĖ AKUILA

Tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë Qendrore të hënën ka shkaktuar të paktën 279 të vdekur, 20 prej të cilëve fëmijë, mësohet sipas një bilanci të përkohshëm, deklaroi sot kreu i qeverisë italiane, Silvio Berluskoni.
Ndërkohë, Berluksoni nuk dha shifra lidhur me të zhdukurit dhe të plagosurit nga kjo katastrofë.
Sipas bilancit të fundit të karabinierisë në Aquila, rreth 20 persona konsiderohen ende të zhdukur dhe numri i të plagosurve është 1 170, 179 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Numri i të pastrehëve është 28 000 persona.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek