Drejtori i CIA-s, Leon Panetta, thotë se agjencia nuk po përdor burgje sekrete jashtë vendit për të marrë në pyetje të dyshuar për terrorizëm.
Zoti Panetta tha se nuk ishin marrë të burgosur të rinj në vendet e ndalimit, të njohura si vende të errëta të CIA-s dhe ato do të mbylleshin përgjithmonë.
Ai tha se CIA kishte përfunduar kontratat me kompani private që ishin marrë me sigurinë e këtyre vendeve.
U njoftua mbyllja e burgut të Guantanamos, u ndalua tortura nga agjencitë amerikane dhe fraza "lufta kundër terrorit" u braktis.
Drejtor i CIA-s, Leon Panetta ka thënë se të ashtuquajturat vende të errrëta, ku të burgosurit ishin subjekt i teknikave të marrjes në pyetje si tortura që të krijon ndjesinë e mbytjes, do të mbylleshin.
Këto deklarata të lënë përshtypje, por burgjet sekrete të CIA-s, ndoshta në Evropën Lindore, mund të mos kenë qënë çështje të menduara mirë, dhe mbyllja e tyre mund të jetë shumë e thjeshtë.
Çështja kryesore për administratën e Obamës do të jetë politika drejt luftëtarëve armiq që bien në duart e saj, jo në ndërtesat ku janë mbatjur.
Zoti Panetta e bën të qartë se CIA ruan autoritetin për të mbajtur individë për periudha të shkurtra, përpara se t'i dorëzojnë ata tek ushtria amerikane apo tek qeveritë e tyre.
A tha se marrjet në pyetje në të ardhmen do të jenë ato që i quajti "marrje informacionesh" dhe do të kryen në atë që quajti "stil dialogu".
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |