FESTA E PASHKĖVE, SHKODRANĖT BEKOJNĖ BUKĖN NĖ KATEDRALEN E "SHĖN SHTJEFNIT"

FESTA E PASHKĖVE, SHKODRANĖT BEKOJNĖ BUKĖN NĖ KATEDRALEN E

-Në prag të festës së Pashkëve, dita e sotme ka rezervuar një nga ritet më karakteristike të kësaj feste, atë të bekimit të bukës.  Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të moshave të ndryshme i janë drejtuar katedrales së “Shën Shtjefnti” të qytetit të Shkodrës, për të bekuar ushqimet e tyre të festës së Pashkëve. 
Ka qënë, famullitari i Shkodrës, don Gjovalin Sukaj, i cili, pas lutjeve të rastit, ka pritur dhe përcjellë me qindra besimtarë, të cilëve u ka bekuar ushqimet e tyre për këtë ditë madhe. Besimtarët shkodranë, në prag të një prej festave më të rëndësishme të kalendarit katolik, shprehen të gëzuar, pasi Pashkët e këtij viti i kanë gjetur  më mirë se vitet e tjera, “Gëzuar Pashkët dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët” uron një nga besimtarët duke dalë nga Katedralja. 
Gjatë gjithë kësaj jave, në kishat katolike të Shkodrës e veçanërisht në Katedralen e "Shën Shtjefnit” janë organizuar ceremoni dhe ritet fetare kushtuar ditës së Pashkëve. Ndërkohë, që ceremonitë kushtuar kësaj dite të shënuar do të vazhdojnë me Meshën e Vigjiljes së Pashkëve, e cila si zakonisht do të zhvillohet në mesnatë në prani të një numëri shumë të madh besimtarësh shkodranë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek