Analistët kanë vërejtur përfitime në
rritje dhe të ardhura të mira financiare nga industria e kinemasë në
SHBA, ose në ‘Kombin e Filmit’, gjatë tremujorit të parë 2009.
Realizimet
më të reja që ‘festojnë’ premierat në ekranin e madh projektohen çdo
javë, të premteve, ndërsa treguesi i rritjes së fitimit është 10% më
shumë i krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shikuesi
si njësi matëse i këtij treguesi duket se na bën që ta shohim tjetërsoj
këtë realitet ekonomik.
A është kjo
ndryshe nga sa sot konsumatorët në treg, për shkaqet e një ekonomie në
rënie, shtrëngohen të shpenzojnë dy- tre orë shfaqje filmike e
të shpërngulin vemendjen disi nga e përditshmja, apo prodhimi filmik
është një realitet?
“Fast and
furious” (Shpejt dhe Furishëm), ishte një nga filmat e fundit të
Universal Pictures, që brenda javës tërhoqi rreth 71 milion dollarë në
gati 3500 ekranizime të kinemave, por ky arkëtimin i milionave duket se
i lë vendin prodhimeve te reja.
Spektatori
nga ana e tij në shfaqjet e para për çdo film shpenzon afërsisht deri
në 20 dollarë për biletën dhe kokoshkat, që shpesh janë simbolika e të
ndjekurit të një premierë, ndërsa kompanitë e shpërndarjes dhe të
shfaqjes filmike kanë arritur rekorde në arkëtime.
I parë me një sy më të gjerë në rastin e politikës ekonomike të shtetit amerikan, kur Presidenti Barak Obama shprehet se “...ekonomia amerikane në krizë po fillon të shfaqë një rreze shprese”,... ky projektim në politikën e ditës i realitetit dhe i ngjashëm në këtë rast me filmin, bëhet që kjo pjesë optimiste, që si zakonisht shoqëron filmat me zgjidhje
të këndshme, “Happy Ending” në prodhimet amerikane mbetet të jetë edhe
një lajm i mirë për njerëzit që mezi i presin shenjat e përmirësimit të
gjendjes ekonomike dhe të daljes nga kriza.
Është fakt se kinemaja edhe në vitet e dy krizave, gjatë shekullit të kaluar ne SHBA, ka
mundur të jetë e sukseshme edhe pse shoqëritë filmike investojnë dhe
rrezikojnë shuma të mëdha pandërprerë si gjatë begatisë dhe gjatë
krizave.
Premierat filmike që shpesh
luhen gati në të njëjtën kohë, në të gjitha kontinentet, duket se
ngjajnë në këndvështrimin ekonomik me tregun e bursave, që me ulje
ngritjet e veta sot e ka të vështirë parashikimin global të
stabilitetit.
Ndërsa për filmin dhe prodhimet e ekranit në përgjithësi, kërkesat
artistike kushtëzojnë shumë shpenzime, njerëzit krijues të fushës me
shumë guxim dhe përpara rreziqeve asnjëherë nuk tërhiqen nga
vështirësitë për të pasqyruar jetën apo për ta rrëfyer në mënyrë
artistike atë
ShtypiDites